Milani interesohet për Hazardin
Milani është duke e monitoruar situatën e Eden Hazardit te Real Madridi, ka shkruar të mërkurën mediumi “Sport”.
Belgu ka pasur pak minuta të zhvilluara me skuadrën madrilene, edhe shkaku i lëndimeve, por mund të ndryshojë ambient në afatin kalimtar të verës.
Milani po ashtu e synon edhe transferimin e plotë të Brahim Diazit, pasi është i huazuar nga skuadra më e suksesshme e Evropës.
31-vjeçari Hazard në 22 ndeshje në të gjitha garat sivjet ka shënuar një gol dhe ka dy asistime.
Ndërkohë, 22-vjeçari Diaz, ka shënuar katër gola dhe ka kontribuuar me katër asistime për Milanin, në 33 ndeshje..