Milaim Zeka: Qeveria përdori vdekjen e babait të ministres për fushatë votash
Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Milaim Zeka, ka akuzuar Qeverinë në detyrë, e veçanërisht ministrin e Punëve të Jashtëm, Glauk Konjufcën për mos marrjen e përgjegjësive për t’i ndihmuar qytetarët e mbetur jashtë Kosovës gjatë pandemisë.
Zeka potencoi se Ambasadat e huaja, se përveç që i ndihmojnë me pagesë hotelesh e biletash qytetarët e vendeve të tyre, bëjnë çmos që ata të kthehen tek familjet e tyre.
Por, Zeka thotë se Glauk Konjufca nuk ka kohë të merret me këtë punë, sepse ka me i spastrua ambasadat e konsullatat.
Mes tjerash, Zeka thotë se Albin Kurti nuk e pati turp te dale përpara gazetareve te thotë se ministres Rozeta Hajdarit i ka vdekur babai sot, po ja shikojeni, ajo ka dale ne vendin e punës.
E sipas Zekës çka i duhet një qeveri që edhe humbjen e njeriut më të shtrenjtë e kthen në propagandë dhe fushatë për vota.