Mikrobiologu Raka: Qëndroni në shtëpi, mos të përfshihemi nga katastrofa e koronavirusit
Përmes një postimi në facebook mikrobiologu Lul Raka ka dhënë një mesazh të rëndësishëm për qytertarët e Kosovës.
Raka tha se janë vetëm dy javë jetike përpara se vendi të përfshihet nga ndonjë katastrofë e madhe në luftën kundër pandemisë COVID19.
Ai ka bërë thirrje qytetarëve të qëndrojnë në shtëpitë e tyre që ta mundim luftën kundër kësaj pandemie vrastare, duke kërkuar që ky mesazh të shpërndahet, dhe të rrespektohet sa më shumë.
Ky është postimi i plotë i Dr. Lul Raka:
Dr. Lul Raka me një mesazh!
Janë veç dy javë, jetike! Dërgo mesazhin që dy javët në vijim të qëndrojmë në shtëpi, në të kundërtën KATASTROFA do të jetë shumë e madhe!
Andaj, bashkë e tejkalojmë!
Të lutem, shpërndaje mesazhin e mikrobiologut, profesorit të shquar, dr. Lul Rakës.
KOPJOJE DHE SHPËRNDAJE!