Mijëra persona në Suedi po fusin mikroçipe nën lëkurë, pse po ndodh kjo?
Mijëra njerëz në Suedi po fusin mikroçipa të vegjël nën lëkurën e tyre duke ua bërë jetën shumë më të lehtë pasi nuk duhet të mbajnë më karta identifikimi, kartela palestre dhe karta për të hyrë në punë.
Mirëpo, edhe pse kjo paraqet një rrezik për të dhënat individuale rreth 3,000 suedezë kanë futur mikroçipat e vegjël në trupin e tyre gjatë tre viteve të fundit, sipas AFP.
Etiketat elektronike janë afërsisht sa një kokërr orizi dhe vendosen në pjesën e pasme të dorës nëpërmjet një shiringe.
Shumë punonjës i përdorin ato për të hyrë në ndërtesat e zyrave të tyre, si një kartë palestre, për të blerë ushqime nga makinat shitëse dhe madje edhe si bileta treni.
Në një vit, rreth 130 pasagjerë u regjistruan për shërbimin e rezervimit të mikroçipit të hekurudhave kombëtare SJ të Suedisë.
Megjithatë, mikroçipet kanë qenë jashtëzakonisht të njohura në Suedi, ku një qendër dixhitale në Stokholm e ka vënë çipin në dispozicion për punëtorët e saj dhe për organizatat anëtare të saj vitet e fundit.