Midis Prishtine – Renovim apo mbindërtim?
Ndalimi i mbindërtimeve në kryetaytet ka qenë ndër premtimet kryesore të kandidatëve për kryetar të Prishtinës. Në këtë fushatë zgjedhore komunale është folur shumë për planet e së ardhmes rreth ndërtimeve pa leje.
Ndonëse ende është vetëm duke u folur për këtë çështje, ndërtimet sipër ndërtesave po vazhdojnë.
FaktePlus kasiguruar disa fotografi ku shihen se po kryehen disa punime në një ndërtesë në kryetqytet. Këto punime po bëhen tek “Santea”, në Prishtinë ku në bazë të fotogrtafive shihen disa punëtorë po ndërtojnë diçka sipër një ndërtese.
Për këtë çështje redaksia ka pyetur edhe Komunën e Prishtinës duke kërkuar informacione rreth këtyre punime nëse është ndonjë renovim apo ndërtim me leje, të njejtit nuk kanë kthyer përgjigje.
Për më shumë shihni këto fotografi: