Microsoft ridizajnon aplikacionin e detyrave
Sot ky i fundit ngjan më shumë se kurrë me parë me Wunderlist origjinal. “Darke Mode” tashmë është i disponueshëm në Android, Windows dhe Mac si dhe së shpejti edhe në iOS 13 kur Apple ta lançojë gjatë këtij muaji.
Microsoft bëri ndryshime të mëdha në aplikacionin To-Do me një përditësimi i cili solli dizajnin e ri me më shumë stil nga aplikacioni Wunderlist.
Përveç ridizajnimit Microsoft i ndryshoi emrin aplikacionit nga To-Do në thjeshtë To Do. Banerët në krye të aplikacionit do të largohen në favor të sfondeve me imazhe dhe përzierje ngjyrash.
Në mesin e sfondeve mund të përzgjidhni edhe kullën e Berlinit që vjen nga aplikacioni Wunderlist ndërsa Microsoft sjell më të mirën e këtij të fundit në aplikacionin To Do.
Sot ky i fundit ngjan më shumë se kurrë me parë me Wunderlist origjinal. “Darke Mode” tashmë është i disponueshëm në Android, Windows dhe Mac si dhe së shpejti edhe në iOS 13 kur Apple ta lançojë gjatë këtij muaji.
Së bashku me sfondet e reja, Microsoft po u kujton përdoruesve të Wunderlist se çfarë ka ndryshuar në aplikacionin To Do gjatë një viti. Një version për Mac erdhi në fillim të 2019-ës dhe aplikacioni përmban një planifikues ditor me lista inteligjente të portuara nga Wunderlist.
My Day rifreskohet çdo ditë me sugjerime se çfarë duhet të bëni sot. Microsoft shpreson se këto do të mjaftojnë për të tërhequr përdoruesit e Wunderlist përfundimisht drejt To Do.
Dizajni i ri vjen pak ditë pasi themeluesi i Wunderlist Christian Reber që i shiti aplikacionin katër vite më parë u vetëofrua ta blinte përsëri. Microsoft nuk ka folur për të ardhmen e Wunderlist edhe pse ajo duket e zbehtë.