Michael Schumacher do t’i nënshtrohet një tjetër operacioni
Edhe më tutje mbetet engimë situata që po e kalon kampioni i botës në automobilizëm. Gjermani Michael Schumacher që nga aksidenti i dhjetorit të vitit 2013, nuk ka arritur të rikuperohet, derisa ende nuk dihet nëse të paktën ekzitojnë shpresat që ai të kthehet në gjendje normale.
Përderisa familja e ngushtë po arrin me mjaft sukses që mos të nxjerr jashtë shtëpisë as më të voglin informacion, së fundi për gjendjen e pilotit kanë folur dy miqtë, Jean Todt dhe Felippe Massa.
Pasi vizituan Michaelin në shtëpinë e tij, ata konfirmuan se ai pritet që t’i nënstrohet një tjetër operacioni, gjegjësisht atij të transferuzionit të qelizave burimore.
Të njëjtin operacion e kishte kryer edhe vitin e kaluar, saktësisht në muajin tetor.