Meta akuzohet për mashtrim të opinionit, rrjeti social kontribuon në krizën e shëndetit mendor tek të rinjtë
Kompania amerikane Meta është akuzuar se ka mashtruar opinionin për rreziqet e përdorimit të mediave sociale dhe për të kontribuar në krizën e shëndetit mendor tek të rinjtë, shkruan sot BBC.
Padia federale pretendon se Meta përdori veçori të varësisë për të “kapur” përdoruesit duke fshehur “rreziqet e rëndësishme” të platformave të saj.
Padia pretendon se Meta ka shkelur ligjet për mbrojtjen e konsumatorit duke u përfshirë në sjellje “mashtruese”, transmeton Telegrafi.
Kompania u tha se kishte mbledhur të dhëna për fëmijët nën moshën 13 vjeç, duke shkelur detyrimet e saj sipas Ligjit për Mbrojtjen e Privatësisë së Fëmijëve në internet.
“Kompanitë e mediave sociale, përfshirë Metta, kanë kontribuar në një krizë kombëtare në shëndetin mendor të të rinjve dhe duhet të mbahen përgjegjës”, tha prokurorja e shtetit të New Yorkut, Leticia James.
Ajo është një nga 33 prokurorët e shtetit që kanë nënshkruar padinë. Meta tha se kompania ndan angazhimin e prokurorit për “t’u ofruar adoleshentëve përvoja të sigurta dhe pozitive në internet” dhe se “ka prezantuar tashmë më shumë se 30 mjete për të mbështetur adoleshentët dhe familjet e tyre”.