Messi shkatërron bashkëlojtarët në stërvitje
Lionel Messi, që së fundi u shpërblye për herë të gjashtë në karrierë me Topin e Artë, nuk e shfaq talentin vetëm kundër rivalëve në ndeshjeve. Një video që është bërë virale në rrjete e sociale dëshmon se ai s’i kursen as bashkëlojtarët e tij gjatë stërvitjeve.
Ylli argjentinas i Barcelonës e mposhti qendërmbrojtësin holandez të Liverpoolit, Virgil Van Dijkun, në garën për Topin e Artë 2019, duke vendosur rekord të ri si gjashtë herë fitues i këtij çmimi, përderisa Cristiano Ronaldo mbetet me pesë.
Messi bëri paraqitje mbresëlënëse me Barcelonën gjatë vitit 2019, duke arritur ta mbrojë titullin e kampionit të La Ligës dhe duke e fituar Këpucën e Artë të Evropës për sezonin e kaluar. Megjithatë, videoja e mëposhtme dëshmon se argjentinasi e shfaq talentin e tij edhe në stërvitje.
Ahah wtf Messi in training with teammates makes it look like when you select training mode on your own in playstation.
With only a slight difference: they do actually try to oppose him…pic.twitter.com/BiCN3OcRY2— Tancredi Palmeri (@tancredipalmeri) December 6, 2019
32-vjeçari argjentinas u transferua në Barcelonë nga Newell’s Old Boys në vitin 2000 dhe që nga atëherë është bërë i njohur nga shumë njerëz si futbollisti më i mirë i të gjitha kohëve.
Në gjithsej 700 paraqitje për ekipin e parë të Barcelonës, Messi ka arritur të kontribuojë me 624 gola të shënuara dhe 250 asiste.
Ylli argjentinas së fundi e fitoi Topin e Artë për herë të gjashtë në karrierë, duke e lënë rivalin e madh Cristiano Ronaldo prapa në garën për më së shumti Topa të Artë, pasi që portugezi i ka pesë të tillë. /FaktePlus