Messi i ‘dërgon’ mesazh Manes: Është turp që përfundoi në pozitën e katërt për Topin e Artë
Lionel Messi e ka pranuar se është ‘turp’ të shohësh sulmuesin e Liverpoolit, Sadio Mane të përfundojë në vendin e katërt në renditjen e Topit të Artë për vitin 2019.
Mane ka qenë figurë kryesore në sulmin e Liverpoolit këtë vit, duke ndihmuar klubin të fitojë Ligën e Kampionëve dhe duke luajtur një rol kryesor në shtytjen e klubit drejt titullit të Ligës Premier.
Senegalezi gjithashtu shënoi tre gola në Kupën e Kombeve të Afrikës këtë verë, por kombëtarja e tij u mund nga Algjeria në finale.
Messi votoi që Mane të fitojë çmimin FIFA The Best, më herët këtë vit, megjithëse ishte vet ylli i Barcelonës që përfundoi duke fituar çmimin.
Argjentinasi ishte plot lëvdata për ylli e Reds pasi ai fitoi trofeun rekord të gjashtë të Topit të Artë më herët këtë javë.
“Është turp të shohësh Manen të përfundojë në vendin e katërt”, ka thënë fillimisht Messi për Canal +.
“Por, unë mendoj se ka pasur shumë lojtarë të shkëlqyeshëm këtë vit. Kjo ishte arsyeja pse ishte e vështirë të zgjedhësh një lojtar të veçantë”. /FaktePlus