Messi frikëson Barçën: S’bënë gjithçka për Neymar
Ylli i Barcelonës, Lionel Messi, dha një intervistë për SPORT ku preku çështje mjaft delikate. Ai ende nuk ka debutuar në sezonin e ri për shkak të problemeve që ka dhe duket se do të humbasë dhe ndeshjen kundër Valencias.
Argjentinasi në intervistë u pyet dhe në lidhje me afrimin e Neymarit në Katalunja.
“Do të doja që Neymari të ribashkohej me klubin. Të jem i sinqertë nuk e di nëse Barcelona bëri gjithçka për ta rikthyer atë. Sigurisht, të negociosh me PSG-në nuk është e thjeshtë. Në nivelin sportiv, Neymar është një nga më të mirat në botë. Klubi do të përtonte dhe në aspektin ekonomik dhe të imazhit duke tërhequr pas vetes dhe sponsorët që Neymari ka. Nuk kam kërkuar kurrë që të nënshkruajnë me Neymarin kam dhënë mendimin tim. Nuk jam i zhgënjyer që nuk rmosi, pasi kemi një skuadër të kompletuar dhe pa Neymarin”, theksoi Messi.
Ai u pyet dhe në lidhje me kontratën e tij në të cilën mund të largohet pas çdo sezoni falas.
“Nuk mund të as për këtë, pasi kam një klauzolë në kontratë që nuk ma lejon. Mund të them se me Barcelonën nuk dua të më lidhë kontrata. Këtu jam në shtëpinë time dhe dua të qëndroj sa më të gjatë, por në të njëjtën kohë dua të toj”, tha Messi.
/FaktePlus