Messi e Hamilton fitues të çmimit prestigjioz
Lionel Messi dhe Lewis Hamilton kanë ndarë çmimin “Laureus” që jepet për sportistin më të mirë të vitit.
Messi e Hamilton kanë mposhtur sportistë tjerë të mëdhenj si Tiger Woods, Rafael Nadal, Marc Marquez e Eliud Kipchoge.
Messi e Hamilton kanë marrë vota të barabarta nga ish-sportistë të mëdhenj që janë pjesë e Akademisë Laureus.
Kampioni i Formula 1, Hamilton, mori çmimin nga ish-trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger. Ylli i futbollit, Messi, nuk ishte në ceremoni.
Ai udhëhoqi Barcelonën drejt titullit në La Liga edicionin e kaluar, ndërsa e fitoi çmimin “Ballon d’Or” për herë të gjashtë.
Gjimnastja amerikane Simone Biles ka fituar çmimin te sportistet.