Messi deklason Espanyol me rekord të ri në La Liga
Me dy gola të shënuara thyen edhe një rekord, bëhet futbollisti i vetëm në La Liga që për 13 sezone radhazi shënon më shumë se 10 gola.
Barcelona fitoi lojën e xhiros së 15 ndaj rivalëve të tyre të qytetit Espanyl, por Messi ishte futbollisti i cili arriti të bëjë atë që di më së miri në fushën e futbollit duke shënuar dy herë 17’ dhe 65’ dhe asistuar një herë Dembele 26’, kurse një gol tjetër shënoi edhe Suarez në minutën e 45’.
Barcelona me këtë rezultat shkëputet në tabelë për tri pikë ndaj përcjellësve të tyre, Sevillas dhe Atletico Madridit dhe shkëlqimi i Messit ishte ai që e ngriti ekipin katalunas në 31 pikë.
Messi në këtë takim shënoi golin e tetë nga gjuajtja e lirë, tri më shumë se çdo ekip në top pesë ligat e Evropës për vitin 2018./FaktePlus