Mësohet ora dhe vendi i takimit mes VV-së e LDK-së me ambasadorët e QUINT-it
Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës do të takohen gjatë ditë së sotme me ambasadorët e Quint-it dhe Shefen e Misionit të BE-së.
Mwsohet se takimi pritet të zhvillohet sot në ambientet e Kuvendit të Kosovës duke filluar nga ora 17:00.
Zyrtarë të LDK-së kanë thë se ndërkombëtarët janë ftuar vetëm për t’u informuar për rrjedhën e bisedimeve që po zhvillojnë partitë,
Nënkryetarja e LDK-së, Vjosa Osmani, ka thënë se ndërkombëtarët do të jenë aty për t’u informuar.
“Takimi do të jetë informativ, ashtu ka qenë ideja”, ka deklaruar Osmani.
Kurse nënkryetari tjetër i LDK-së, Lutfi Haziri, ka deklaruar se përfaqësuesit e QUINT-it takimit mund t’i japin atmosferë pozitive.
“Mund t’i jep atmosferë pozitive (takimit) dhe shpirt politik, përndryshe vullneti i LDK-së dhe VV-së është për marrëveshje të përbashkët”, ka deklaruar mbrëmë Haziri.
Kujtojmë se mbrëmë Kurti e Mustafa, pas një kohe të gjatë iu rikthyen dialogut, ku për dy orë u takuan në Kuvend, por sërish pa sukses./FaktePlus