Mësohet arsyeja e vendosjes së flamujve në rrugën e kombit (Video)
Vendosja e flamujve kombëtar në rrugën e kombit ka befasuar për të mirë sot qytetarët e Kosovës të cilët shijuan kilometra të tëra gjatë rrugëtimit nën valëvitjen e flamujve kuq e zi, të cilët ishin vendosur çdo 100 metra.
E kështu njëjtë flamuj kuq e zi janë vendosur sot edhe në një pjesë të magjistrales Prishtinë – Pejë.
Agjencia e Lajmeve FaktePlus mëson se gjithë këto zbukurime janë bërë për të nderuar luftëtarët e batalionit që 20 vjet më parë erdhën nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të çliruar Kosovën.
Këtë e kanë konfirmuar edhe zyrtarë nga Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit (MIT), të cilët thonë se një kompani private ka vendosur flamujt si shenjë nderimi e falënderimi për Batalionit të Atlantikut dhe betejën e Koshares.
“Për të nderuar Batalionin Atlantiku të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, kompania në fjalë ka bërë kërkesë në departamentin e menaxhimit të rrugëve dhe tek ministri Pal Lekaj, për vendosjen e flamujve kombëtar për gjatë autostradës “Ibrahim Rugova”. Vendosja e këtyre flamujve ka të bëjë me ditët e Betejës së Koshares ose thyerjes së kufirit që kontribuoj Batalioni i shqiptaro-amerikan, ushtarët e të cilët i dolën në ndihmë luftës së UÇK-së”, ka thënë Argjend Zenaj nga MIT-i./FaktePlus