Mëso si bëhet shpërndarja e energjisë elektrike në Kosovë
Sa i përket shpërndarjes së energjisë elektrike, në Kosovë ekskluzivitetin e shpërndarjes e ka Kompania Kosovare e Distribuimit të Energjisë Elektrike (KEDS).
KEDS sh.a. është pronë e kompanive prestigjioze turke Çalik Holding dhe Limak ndërsa aktivitetin e saj operativ e ka filluar më 8 Maj 2013.
KEDS bën shpërndarjen e energjisë elektrike deri te konsumatori i fundit, menaxhon dhe mirëmban asetet e shpërndarjes së energjisë elektrike. Në kuadër të KEDS janë të përfshira linjat e Tensionit të Mesëm 35 kV, 20kV dhe 10 kV së bashku me trafostacionet përkatëse.
KEDS aktualisht ka mbi 600 mijë konsumatorë të shtrirë gjithandej vendit dhe rreth 2200 punëtorë të shpërndarë në 7 distrikte: (Prishtinë, Gjilan, Ferizaj, Prizren, Gjakovë, Pejë dhe Mitrovicë).