Mesazhi prekës që mori Frashër Krasniqi
Kandidati për deputet i Partisë Socialdemokrate të Kosovës, Frashër Krasniqi, po vazhdon të merret me të drejtat e punëtorëve në sektorin privat.
Ish deputeti Krasniqi ka publikuar një mesazh, të cilin, thotë se ia ka dërguar një punëtor i sektorit privat i cili punon pa pushim tash e disa muaj.
Më poshtë lexojeni statusin e Frashër Krasniqit:
Mesazhi më prekës dhe domethënës që e mora këto ditë
Pershendetje i nderuari Frasher.
Edhe sot u qova ne 6 t’mengjesit me dal me punu, edhe pse dita e diele shenon si dit pushimi n’krejt boten, po ktu n’vendin ton t’dashtun e diela nuk egziston, ktu nuk egziston as edhe ni e drejt per ni puntor ose ‘skllav’ (qysh na shohin shefat), ktu ku ka afro 5 muaj qe as edhe ni dit t’vetme skom pas pushim, e leje pushim po edhe me ni orar tejzgjatur pa as edhe ni pages shtes (se osht sezona e kur t’kryhet pushojm boll), se na puntort skemi sezon asniher, na veq duhet me ul kryt edhe me punu qysh do qe t’na thojn se perndryshe t’largon prej pune pa e menu dy her.
Un punoj si kamarier ne nje restaurant ku i boj 9 or pun n’dit e paguna 200 euro pa e pas as edhe ni dit pushimi, e mos t’folim per tdrejta tjera se ato as qe meren parasysh. Jemi lodh, jemi gerdit prej ktyne senev e prej ktij veni t’korruptum deri n’maje t’hundes, ku gjdo dit kqyrim veq qysh me u largu prej ktu, se nuk shohim kurrfar t’ardhme nket vend, e qaq shum sa jemi lodh kaniher vetes tem i thom me mujt me u largu as pushimin s’isha ardh me bo ktu.
Un kom vendos me votu edhe ksaj radhe, kom vendos me t’besu se je i vetmi qe e ke ngrit zonin per neve, je i vetmi qe je munu per neve, jo veq n’koh fushate po edhe ma heret, ishallah ski me ndrru e ishallah sjon premtime e fjal t’thata.
Kto fjal vin prej ni djali t’ri e t’pa shpres qe jeton nket ven t’korruptum, qe gjdo dit kqyr veq qysh me u largu e me ik prej ktij veni. /FaktePlus