Mesazhi i Grenellit pas takimit me Kurtin (Video)
I dërguari special i presidentit amerikan Donald Trump për bisedimet paqësore Kosovë – Serbi, Richard Grenell edhe sot pas takimit me liderin e Lëvizjes Vetëvendosje nuk ka folur për zhvillimet politike në Kosovë.
Ai foli për kompromisin që duhet të arrihet mes Kosovës dhe Serbisë.
Grenell ka thënë se bashkë me presidentin Trump po përpiqen të gjejnë mënyrën për të ndikuar në zhvillimin ekonomik.
“Kjo është dicka që duhet të jemi të njohur me faktin se duhet hedhur poshtë fushata e Serbise për mosnjohjen e Kosovës, dhe duhet të krijojmë vende të reja të punës. Këtë mesazh po e përcjell edhe në Beograd pasi që duhet të ketë më shumë vende të punës dhe të gjithashtu pagesat për punëtorët të jenë më të mira”, tha ai.
Amerikani Grenell tha se formimi i Qeverisë në Kosovë nuk është problem i tij, porse është duke e përcjell situatën.
“Por do t’i them dy gjëra ashtu siç ia thash z. Kurti që shteti është sikur Britania e Madhe e Gjermania, këto patën shumë probleme kur donin të formonin Qeverinë. Por ne jemi duke ju përcjellur, e duke shikuar se çfarë po ndodhë, ajo çka ju inkurajojmë është zbatimi i ligjit”.
Ndërsa, gjëja kryesore që Grenell erdhi në Kosovë duket se është ekonomia e dialogu me Serbinë, pasi për këtë çshtje edhe doli mbrëmë e sot.
“Gjëja e dytë që dua ta bëjë të qartë është shtytja e ekonomisë që është gjëja më e rëndësishsme në mënyrë që të krijojmë punë për kosovarët, këta janë të uritur për punë, ne duhet t’iu ndihmojmë në këtë aspekt, administrata e Trump ka qenë shumë e suksesshme në zhvillimin ekonomik, duke bërë Qeverinë që të kontribuoj në këtë punë, unë i thash z. Kurti ashtu siç do t’iu them të gjithëve është shumë me rëndësi të ecimpërpara në zhvillimin ekonomik, e që të bëhet kjo duhet që të hiqet taksa 100% e të krijohen vende pune për të ndihmuar të rinjtë e familjet e reja”, u shpeeh Grenell, i cili nuk pranoj asnjë pyetje tjetër.
Ai krejt në fund tha se ky është mesazhi i tij, ndërsa ka uruar gazetarët që të kenë një ditë të mbarë./FaktePlus
I dërguari i Trumpit,Richard Grenell deklarohet për media pas takimit me liderin e VV-së, Albin Kurtin
Julkaissut Fakte + Torstaina 23. tammikuuta 2020