Merret vendim për infermieret shtatzëna në Klinikën Infektive
Virusi vdekjeprurës ka prekur edhe qytetarët e Kosovës. Nga e dita e premte e deri më sot janë 13 qytetarë që janë infektuar nga Koronavirusi.
E për këtë Qeveria e Kosovës a marrë një varg vendimesh si masa parandaluese.
Derisa të gjithë po vetizolohen, janë mjekët dhe infermierët që po ballafaqohen direkt me virusin vdekjeprurës, në mënyrën që t’iu dalin në ndihmë pacientëve.
E në Klinikën Infektive të QKUK-së, janë edhe katër infermiere shtatzëna dhe ato po punojnë ende atje edhe përkundër rrezikut.
Por, tashmë është marrë nje vendim dhe Infermierët shtatzëna do të bartën në klinika tjera.
Kështu ka bërë të ditur për Agjencinë e Lajmeve FaktePlus, zëdhënësi i QKUK-së, Shpend Fazliu,
“Ju njoftojmë se Komiteti për menaxhimi të situatës me Covid-19, i ShSKUK, ka vendosur të liroj 4 infermiere nga Klinika Infektive. Të njëjtat do të zëvendësohen nga klinikat tjera. Kurse këto shtatzëna shkojnë në vendet ku ka më pak rrezik infeksioni me Covid-19. Pra ne tjera vende”, ka treguar Fazliu për FaktePlus.
Për t’i falënderuar mjekët e infermierët që po përballen me këtë “luftë”, qytetarët e Kosovës, mbrëmë në orën 21:00 dolën në ballkone duke duartrokitur në shenjë solidariteti dhe mirënjohje./FaktePlus