Merret vendim, Kurti ulë pagat
Qeveria e Kosovës ka miratuar shfuqizimin e vendimit për rritjen e pagave që e kishte marrë Qeveria e Kosovës e udhëhequr nga ish-kryeministri Ramush Haradinaj në dhjetor të 2017-s.
“Pagat kthehen me rregullimin e mëhershëm. Ky vendim nuk ka efekt në Gjykatën Kushtetuese e as në sistemin juridik”, ka thënë Kurti.
Po, ashtu në mbledhje të Qeverisë është janë shfuqizuar po ashtu të gjitha vendimet për emërimet e koordinatorëve nacional.
Në vendimin e 20 dhjetorit 2017, Qeveria Haradinaj kishte vendosur për rritje të pagave për 100 për qind. Kryeministrit Haradinaj nga 1500 euro paga i ishte bërë 2950 euro.
Javën e kaluar FaktePlus kishte raportuar se kryeministri Kurti këtë jav do ta merr këtë vendim./FaktePlus
“Dhurata” e parë nga Kurti, merr vendim t’i ulë pagat që i rriti Haradinaj