Merr fund pritja, Ministria e Financave tregon kur dalin pagat prej 170 euro
Zëvendësministri i Financave, Agim Krasniqi, ka treguar se kur do të ndahen paratë e pakos emergjente.
Ai ka treguar se kjo procedurë mund të nis gjatë javës së ardhshme, gjithmonë nëse presidenti Thaçi do ta dekretojë ligjin sa më shpejtë.
“Duhet me prit që ligji të hyjë në fuqi. Kuvendi e ka miratuar dhe tani shpresojmë që për shkak të situatës, ta them emergjente, presidenti nuk do t’i shfrytëzojë tetë ditët që i ka në dispozicion, por do ta dekretojë ligjin në shpejtësi dhe në momentin që dekretohet ligji, prej të hanës të fillohet me implementimin e pakos emergjente”.
Krasniqi tregoi edhe se për këtë proces ekzistojnë listat, të cilat, siç theksoi, pothuajse janë pastruar dhe kontrolluar nga komisioni përkatës.
Nëse sot miratohet rishikimi i buxhetit, ja kur jepen pagat 170 euro