Merkel flet pas përkeqësimit të saj në publik (Video)
Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel, që sot u pa duke u dridhur kur priti në Berlin Presidentin e ri të Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka thënë se me të pirë ujë i është përmirësuar gjendja.
Merkel u pa teksa nuk mund të rrinte në këmbë krah Zelenskyt derisa intonoheshin himnet kombëtare të të dyja vendeve dhe qëndrimit para gardës së nderit, shkruan Euronews.
“Që prej atëherë kam pirë së paku tre gota me ujë”, ka thënë Merkel.
“Qartas kisha nevojë për këtë dhe tash po e marrë vetën”, ka theksuar ajo në konferencën e përbashkët me presidentin ukrainas.