Mërgimtari i përgjigjet thirrjes së Kurtit, dhuron 20 mijë euro
Pas kumtimit të kryeministrit në detyrë të Kosovës Albin Kurti se Kosova ka nevojë për ndihmën e diasporës për luftimin e Covid-19, mërgimtarët i janë përgjigjur menjëherë.
Bashkëatdhetari Getoar Berisha ka dhuruar sot 20 mijë euro që ta ndihmoj Qeverinë e Kosovës me mjete financiare, për ta luftuar koronavirusin.
Përveç këtij, edhe shumë atdhetarë të tjerë i janë paraqitur kërkesës së Kurtit ku ka filluar që të mbushet thesari i Kosovës.