Mërgimtari godet një këmbësore në Prishtinë
Një mërgimtar e ka goditur me veturë një këmbësore tek Fakulteti i Edukimit në Prishtinë.
Një lexues ka dërguar fotografi të aksidentit, ku shihen disa qytetarë të mbledhur në vendin e ngjarjes.
Lexuesi thotë se ajo u aksdentuar në zebra.
Gazeta Express ka kontaktuar me Policinë e Kosovës, por të njëjtit thanë se ende nuk kanë informacione për një aksident të tillë.