Mercedes-Benz: Kostot për prodhimin e automjeteve elektrike do të mbeten të larta për të ardhmen e parashikueshme
Kostot e ndryshueshme për prodhimin e automjeteve elektrike do të mbeten më të larta në krahasim me modelet e motorëve me djegie për të ardhmen e parashikueshme, tha të dielën shefi ekzekutiv i Mercedes-Benz, duke shtuar se kjo do të vazhdojë të nxisë konkurrencën intensive.
Komentet e Ola Kaellenius vijnë pasi Mercedes-Benz zbuloi më shumë detaje rreth arkitekturës së saj më të re të automjeteve elektrike, sedanin elektrik kompakt CLA, që do të lansohet vitin e ardhshëm dhe synon të vijë me 30 deri në 35 për qind më shumë rreze të vozitjes, transmeton Telegrafi.
“Kostot e ndryshueshme për një makinë elektrike janë më të larta. Kështu do të mbeten për të ardhmen e parashikueshme”, tha Kaellenius në panairin e makinave IAA në Mynih.
Reklama e sponzorizuar
Kostot e ndryshueshme që ndikojnë në çmimin e prodhimit të një veture elektrike përfshijnë sikurse lëndët e para për bateritë, zhvillimin e softuerit dhe çmimet e energjisë elektrike.