“Merakli t’kerreve” dhe One Life Rally organizojnë ngjarjen e madhe të automobilizmit
Me organizimin e grupit në rrjetin social Facebook, ‘Merakli t’kerreve” dhe atij ndërkombëtar One Life Rally, do të mbahet ngjarja e më e madhe e automobilizmit, me veturat milionëshe të markave me të mëdha botërore.
Kjo ngjarje e madhe automobilistike do të mbahet në hapësirat e brendit numër 1 në botë, Shell V-Power, në Sllatinë me 27 qershor në orën 15:30.
“Kemi kënaqësinë të ju ftojmë në ngjarjen më të madhe të automobilizmit, të organizuar nga grupi i rrjetit social në Facebook Marakli t’kerreve! dhe atij ndërkombëtar One Life Rally. Ku këta të fundit do të vijnë, nga disa vende të ndryshme të botës. Andaj për ju Marakli t`kerreve.! Veç muzikës, pijeve, ushqimeve, do të ketë edhe 80 super vetura që kanë çmime milionëshe si Buggati, La Ferrari, Mc Laren e shumë marka të njohura të veturave të shtrenjta”, thuhet në njoftim.
Në këtë ngjarje të madhe automobilistike do të marrin pjesë si mysafir special youtuberi i njohur Vitaly Zdorovetskiy dhe e dashura e tij Kinsley Wolanski.
“Mysafir special do të jetë Youtuberi i njohur, Vitaly Zdorovetskiy dhe e dashura e tij Kinsley Wolanski. Kjo ngjarje unike mbahet në hapësirat e brendit nr.1 ne Botë Shell-Sllatinë me datë 27.06.2019 ne ora 15:30. Super veturat me super brendin Shell V-Power. Ardhja juaj do të na nderonte”, thuhet në njoftimin e kompanisë Shell V-Poëer. /FaktePlus