Mënyrë unike e disa aktivistëve që u kërkojnë vendeve të G7 ndarjen e patentave për vaksina
Aktivistë të një grupi bamirësie në Oxfam këtë të premte kanë bërë thirrje shtatë vendeve më të industrializuara që të pajtohen për ndarjen e patentave të vaksinave të COVID-19.
Kjo është bërë përmes një proteste në Cornwall, raporton AP.
Protestuesit mbanin maska të liderëve të ndryshëm gjatë aktivitetit që u zhvillua në plazhin e Falmouth, duke mbajtur një shiringë tallëse gjigante.
“Emmanuel Macron dhe Joe Biden u pajtuan për të shpërndarë patenta për të thyer monopolet e gjigantëve farmaceutikë rreth vaksinave të suksesshme për të lejuar zhvillimin në vende si Afrikë e Jugut dhe Indi që të prodhohen vaksina”, ka thënë Max Lawson.
Vendet e G7 pritet që të angazhohen në samitin që po mbajnë që të shpërndajnë së paku një miliard doza të vaksinës së koronavirusit për vendet që përballen me telashe anembanë botës.