Mëngjesi me kolona, vazhdon problemi me komunikacion në Prishtinë
![](https://fakteplus.net/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot_9-17.jpg)
Kryeqyteti po vazhdon të përballet me komunikacion të dendur çdo ditë, e kolon të gjata janë krijuar edhe mëngjesin e sotëm.
Kolonat e gjata janë krijuar në rrugët e lagjes Aktash, në Dardani, Lakrishte e në disa lokacione tjera
Problemi me komunikacion është ndër problemet kryesore në kryeqytet, ku qytetarët për të arritur në vendin e punës apo në një destinacion tjetër, detyrohen të presin gjatë nëpër kolona.
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka deklaruar se problemi me komunikacion nuk është se po ndodhë tani, por që ka ndodhur ndër vite.