Menduh Abazi: Vendosa të hyjë në politikë pas ftesës së çmuar nga Kadri Veseli
Kandidati për deputet nga rradhët e PDK-së, dhe gazetari shumëvjeçar Menduh Abazi, ka rrëfyer në emisionin “Familja Jonë” në Kanal 10 për ata që e shtyen t’i hyjë garës në politikë
Abazi rrëfen se nuk e ka menduar ndonjë herë që të inkuadrohet në politik, dhe se gjithmonë në mendjen e tij ka qenë televizioni ai që ka qenë pasion i tij dhe që e menduar t’i rikthehet, por asnjëherë politikë.
Tutje ai ka treguar se kanë qenë miqtë e tij që këmbëngulën që t’i hyjë kësaj gare, duke theksuar se vendimin përfundimtar e mori pas kërkesë së kreut të PDK-së, Kadri Veseli.
“Nëse kthehemi katër-pesë muaj prapa nuk kam pasur ndonjë ide që të futem në politikë. Ideja ishte që unë të kthehem në Televizion me një emision, dhe ishim duke bisedu për një projekt të ri, sepse mua zemra më fle në Televizion.” ka thënë Abazi.
“Ishte një ftesë nga një njeri që unë e çmoj shumë, një selam nga shefi i partisë i cili padrejtësisht ishte në Hagë, dhe për mua ky ishte një privilegj që të hyjë në një garë që nuk është aspak të lehtë” ka thënë Abazi ndër të tjera.