Memli Krasniqi në Dragash, thotë se Shaban Shabani do vazhdojë qeverisjen e mirë pa dallime
Krasniqi ka shkruar në faqen e tij në facebook se Shaban Shabani e ka dëshmuar që di të qeverisë për të gjithë qytetarët, pa dallim.
“Andaj, më 17 tetor, mbështetja për programin e Shabanit dhe të PDK-së do të jetë e pashmangshme”, tha Krasniqi. Deklarata e plotë e kreut të PDK-së, Memli Krasniqi: Në Dragash, pashë vullnet e mobilizim të jashtëzakonshëm të qytetarëve të kësaj komune për ta përkrahur kryetarin Shaban Shabani për të vazhduar qeverisjen e mirë, të ndershme dhe transparente. Dragashin, si vend me potencial për turizëm malor do ta zhvillojmë edhe më tej e në mandatin e ardhshëm do ta bëjmë zonë turistike. Shaban Shabani e ka dëshmuar që di të qeverisë për të gjithë qytetarët, pa dallim. Andaj, më 17 tetor, mbështetja për programin e Shabanit dhe të PDK-së do të jetë e pashmangshme. #PDK177”, shkruan Krasniqi