Memli Krasniqi me video-adresim për qytetarët: Të dielën bëhuni bashkë për Kosovën duke votuar 177
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi përmes një video-adresimi ka ftuar të gjithë qytetarët pa dallim, që të dielën, të votojnë numrin 177 dhe kandidatët e PDK-së për kryetar komunash.
Ai ka thënë se e ardhmja na bën bashkë për Kosovën.
“Numri 177 është në listë për të qeverisur bashkë me ju. Prandaj, dilni dhe votoni bashkë për Kosovën – votoni PDK-në dhe kandidatët e saj”, tha Krasniqi.
Krasniqi tha se kandidatët e PDK-së për kryetar komunash dhe kandidatët për Asamble Komunale, janë të duhurit për t’u dalë në krye kërkesave të qytetarëve dhe adresa e qeverisjes së mirë, profesionistë dhe të ndershëm, ndërsa siç tha ai, përfaqësojnë kulturë të lartë qytetare, bagazh të madh patriotik dhe kanë një dashuri të pashtershme për komunat e tyre.
“Për ta nisur këtë rrugëtim të ri, të punëve të mira, në çdo komunë anekënd Kosovës, na duhet mbështetja e juaj. Duke votuar Partinë Demokratike te Kosoves, ju do të vendosni per të ardhmen që e meritoni. Për veten, familjen, lagjen, fshatin dhe qytetin tuaj. Numri 177 është në listë për të qeverisur bashkë me ju. E diela është ditë e rëndësishme për secilin. Prandaj, dilni dhe votoni bashkë për Kosovën – numrin 177.”, përfundoi Krasniqi.
Më poshtë mund ta ndiqni të plotë video-adresimin e Memli Krasniqit: