Memli Krasniqi i kthehet “biznesit” me kriptovaluta, jep edhe disa rekomandime
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, përveçse aktiv në jetën politike, duket se me të njëjtin entuziazëm e ka edhe çështjen e kriptovalutave.
Madje një aktivitet në këtë “biznes” ai ka treguar edhe ditëve të fundit.
Kjo mund të vërehet në disa postime të fundit të tij në Twitter, ku ai shkruan për “rritjet dhe rëniet” e vlerës së tyre.
Dhe së fundmi, përmes një postimi në Twitter, ai ka dalë edhe me rekomandime për ata që duan të merren me këtë “biznes”.
“Nëse ka dy tregtarë të kriptovalutave që unë rekomandoj që ju të ndiqni, ata janë Satoshi Flipper dhe Income Sharks. Ata nuk i ndjekin turmat, i përmbahen analizave tregtare dhe propozimet e tyre kanë qenë më fitimprurëse sesa shumica në tregun e kriptovalutave! Plus ata karakterizohen me rritje të aksioneve, e cila është një plus!”, ka shkruar Krasniqi në postimin e tij të fundit në Twitter.
Se deputeti Krasniqi nuk është “i ri në këtë biznes” është dëshmuar edhe më herët.
Në një shkrim të vitit 2019 thuhej se në deklarimin vjetor në Agjencinë Kundër Korrupsionit (AKK), ai ka thënë se ka mbi 50 mijë euro në vlerë të kriptovalutave.
Madje, sipas raportit, ai kishte treguar se ka investuar në 27 lloje të këtyre valutave dixhitale.
Në raport, ai tregon se investuar në 27 lloje të këtyre valutave dixhitale.
“Në pajtim me përgjigjen e marrë nga AKK për deklarimin e ‘kriptovalutave’, ju njoftoje se unë posedoj sasinë dhe llojet e të njëjtave, si vijon: 1.5 BTC, 10,000 XRP, 1,000 ETC, 50 LTC, 30 ETH, 25 ZEC, 25 XMR, 10 DASH, 500 EOS, 100 REP, 3,000 IOTA, 15,000 XLM, 5 BCH, 15,000 ADA, 10,000 WAX, 30 BNB, 1,000,000 NPXS, 15,000 XVG, 15,000 VIB, 2,000 POWR, 5,000 GTO, 10,000 SUB, 30 NEO, 100 QTUM, 500 XTZ, 10,000 FUN, 100,000 STQ”, ka deklaruar ai.
Nga një përllogaritje me vlerën aktuale të kriptovalutave në treg, sipas të dhënave në CoinMarketCap, del se deputeti Krasniqi në këto monedha ka të investuara 53,457.14 euro.
1.5 BTC (Bitcoin), kanë vlerë 10,553.91 euro
10,000 XRP (Ripple), kanë vlerë 3,520.05 euro
1,000 ETC (Ethereum Classic), kanë vlerë 7,349.26 euro
50 LTC (Litecoin), kanë vlerë 5,524.5 euro
30 ETH (Ethereum), kanë vlerë 6,440.53 euro
25 ZEC (ZCash), kanë vlerë 1,773.35 euro
25 XMR (Monero), kanë vlerë 1,905.43 euro
10 DASH (Dash), kanë vlerë 1,298.45 euro
500 EOS (EOS), kanë vlerë 2,826.63 euro
100 REP (Augur), kanë vlerë 1,656.40 euro
3,000 IOTA (MIOTA), kanë vlerë 1,135.29 euro
15,000 XLM (Stellar), kanë vlerë 1,634.24 euro
5 BCH (Bitcoin Cash), kanë vlerë 1,741.41 euro
15,000 ADA (Cardano), kanë vlerë 1,108.91 euro
10,000 WAX (WAX), kanë vlerë 856.76 euro
30 BNB (Binance Coin), kanë vlerë 835.15 euro
1,000,000 NPXS (Pundi X), kanë vlerë 756.76 euro
15,000 XVG (Verge), kanë vlerë 117.78 euro
15,000 VIB (Vibrate), kanë vlerë 636.16 euro
2,000 POWR (Power Ledger), kanë vlerë 215.93 euro
5,000 GTO (Gifto), kanë vlerë 153.29 euro
10,000 SUB (Substratum), kanë vlerë 171.58 euro
30 NEO (NEO), kanë vlerë 324.79 euro
100 QTUM (QTUM), kanë vlerë 281.10 euro
500 XTZ (Tezos), kanë vlerë 569.58 euro
10,000 FUN (FunFair), kanë vlerë 58.52 euro
100,000 STQ (Storiqa), kanë vlerë 11.38 euro