Melihate Tërmkolli-Albulena Haxhiut: Kush je ti ta çosh Haradinajn në burg?
Ish-deputetja e Kuvendit të Kosovës dhe anëtarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Melihate Tërmkolli, i ka thënë deputetes së zgjedhur nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, se kush je ti ta çosh në burg kryeministrin në detyrë, Ramush Haradinajn?
Deputetja Haxhiu dje në një emision. premtoi se do ta dërgojë në burg disa figura politike nëse bëhet ministre e drejtësisë, e në mesin e tyre edhe kryeministrin në detyrë, Ramush Haradinajn.
“E keni dëgjuar mbrëmë Albulena Haxhiun, është niveli më i lartë i një absurditeti. Një politikan që duket sikur do të dalë nga studio ta çojë Ramushin në burg… Kush je ti? Kjo nuk është detyrë e politikanit, ta burgosë dikë”, është shprehur Tërmkolli në Pressing.
Tutje, Tërmkolli tha se Vetëvendosje nuk është fituese absolute e zgjedhjeve dhe nuk duhet të sillet si e tillë me LDK’në.
“Vetëvendosja nuk është fituese absolute që t’i qaset LDK’së si e tillë. Është fituese e zgjedhjeve por jo t’i qaset LDK’së si fituese absolute e zgjedhjeve”, ka thënë Tërmkolli.
E për situatën aktuale mes LDK’së dhe VV’së, Tërmkolli tha se është bërë pazar.
“Këtu më s’kemi të bëjmë me interesa politike të shtetit, këtu është bërë pazar”, shtoi Tërmkolli.