Melihate Qena: Të rrënosh një godinë teatri është si t’i fshehësh të gjitha kujtimet
Para Teatrit Kombëtar në Prishtinë është mbajtur një aksion simbolik, në shenjë solidariteti, janë mbledhur artistë e qytetarë të shumtë të cilët janë të prekur nga kjo ngjarje për të shprehur indinjatën e tyre në raport me shembjen e Teatrit në Shqipëri
Aktorja Melihate Qena ka thënë se shembja e teatrit është shembja e kujtimeve të njerëzve, e përjetimeve e dhimbjeve, e mijëra provave dhe shfaqjeve të cilat janë përgaditur me mund nga artistë.
Mes tjerash, Qena tha se të rrënosh një godinë teatri është si ti fshehësh të gjitha kujtimet.
“Dhe të shembësh godinën ku kanë kaluar vitet më të mira aty ku kanë kaluar jetën. Unë si 18 vjeçare kam dalur si 80 vjeçare dhe ti fshehësh krejt kujtimet ajo është më shumë se e dhimbshme. Duhet ndërtuar sa më shumë teatro. Tirana është shumë e madhe dhe mund të ndërtojnë edhe më shumë teatro. E kanë potencialin”, ka thënë Qena për EkonomiaOnline.
“Unë kam luajtur ne teatrin e Akademisë, mirpo kam parë shumë shfaqje dhe është një dhembje e madhe që nuk ndërtohet mbi themelet e vuajtjes. Nipat e mbesat duan të shohin ku ka punuar gjyshi e gjyshja. Teatri ka ekzistuar në kushte shumë të vështira. Ti po rrënon dicka që ekziston, dhe po ndërton diçka që tek duhet për t’ia filluar. Ka vende tjera ku mund të ndërtohen teatrot” shtoi ajo.