Mehmeti: BQK-ja shtyllë kryesore e ekonomisë, sistemi financiar ka pasur rritje të vazhdueshme
Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Fehmi Mehmeti, ka mbajtur një konferencë për medie, në të cilën ka folur për të arriturat si guvernator i këtij institucioni përgjatë 5 viteve në krye të saj.
Mehmeti, BQK-në e ka vlerësuar si shtyllë kryesore të individëve dhe ekonomisë, duke thënë se sistemi financiar në vend ka pasur sukses dhe rritje të vazhdueshme.
“Komunikimi me media ka qenë një faktori shumë i rëndësishëm dhe do te vazhdoj edhe në të ardhmen. Me gjithë vështirësitë që jemi ballafaquar si institucion jam i lumtur që 5 vitet e fundit BQK ka siguruar një sistem financiar stabil dhe të jetë një nga shtyllat kryesore të individëve dhe ekonomisë. Që nga marsi i 2018-ës kemi arritur që me sukses të përmbushim rolin tonë, sistemi financiar në vend gjatë kësaj periudhe ka pasur sukses dhe rritje të vazhdueshme”, ka thënë Mehmeti.
Mehmeti ka folur edhe për rritjen e kredive dhe të depozituesve. Përkundër pandemisë dhe agresionit rus në Ukrainë, Mehmeti ka thënë se BQK-ja ka arritur ta ruajë ekonominë vendëse dhe sektorin financiar.
“Rritja e kredive është mbështetur kryesisht nga rritja e depozitave. Gjatë kësaj periudhe të pandemisë kemi arrit që të ruajmë ekonomin e vendit edhe sektori financiar. Në si BQK kemi arrit që të ruajmë sektorin dhe ekonomin e vendit. Gjatë periudhës së pandemisë dhe agresionit rus arritëm që ta ruajmë sistemin financiar dhe ekonomin e vendit. Sektori i sigurimeve ka qenë një prej sektorëve me problematik, që nga marrja e mandatit kam vendosur që të merrem më të. Për ndonjë gjë që ndihem krenar është zgjidhja e problemeve të sektorit të sigurimeve”, ka thënë Mehmeti para gazetarëve.
Në fund Mehmeti tha se përparësi si institucion do t’i japin edhe mbrojtjes së konsumatorëve, me ç’rast tha se deri në nëntor të këtij viti kanë arritur 810 ankesa.