Mediumi serb: Thaçi që tri orë po intervistohet, shqiptarët në gjumë
Mediumi serb “Alo.rs”, raporton se presidenti i Kosovës , Hashim Thaçi, është ende në ndërtesën e Dhomave të specializuara i Prokurorisë Speciale në Hagë, ku është duke u marre në pyetje lidhur me aktakuzën që e akuzon atë për krime lufte të kryera në Kosove.
“Mediat e Prishtinës raportojnë se ai hyri në ndërtesën e gjykatës në ora 13:00 pasdite dhe se marrja në pyetje e tij ka vazhduar për tre orë, derisa shqiptarët ende duket se janë në gjumë”, kështu raporton njeri nga portalet e Beogradit “Alo”.
Ky portal njihet me afërsinë e mediave ruse dhe rrymave radikale serbe.