Mediet serbe ‘çmenden’ për shkak të thirrjeve të tifozëve anglezë
Kosova pësoi humbje mbrëmë nga Anglia në ndeshjen e fundit të saj në kuadër të kualifikimeve të Kampionatit Evropian.
“Dardanët” u mposhtën në shtëpi me shifrat 4:0.
Atmosfera në stadiumin “Fadil Vokrri” ishte e jashtëzakonshme, derisa e tillë ishte afërsia mes tifozëve kosovarë dhe atyre anglezë.
Mediet serbe kanë reaguar, derisa kanë publikuar reagimin e një gazetari anglez.
“Gazetari anglez kërkon dënim ndaj thirrjeve të anglezëve ndaj Serbisë: Ai është i tërbuar nga thirrjet në Kosovë, kërkon që UEFA të reagojë”, shkruan “sport.blic.rs”.
“Nuk ndodh shpesh që gazetarët anglezë të vihen në mbrojtje të Serbisë, por një gjë e tillë ndodhi për shkak të sjelljeve të tifozë të Anglisë në vizitën në Prishtinë. Gjatë ndeshjes kualifikuese për Kampionatin Evropian të vitit 2020 mes të ashtuquajturës përfaqësuese e Kosovës dhe Anglisë, është raportuar në disa vende që tifozët mysafirë dhe ata vendas kanë fyer së bashku serbët”, vijon më tej mediumi serb.