Mediet në Francë: Mbappe është më afër të qëndrojë sesa të largohet
Në një kohë kur Kylian Mbappe vazhdon të lidhet me një kalim të mundshëm te Real Madridi, janë pikërisht dy gazetarë në Francë që japin shenja për qëndrimin e futbollistit në “Camp Nou”.
Abela Boulma dhe Hadrien Grenier janë ata që raportojnë për një dëshirë të lojtarit për të qëndruar edhe më tutje në “Parc de Princes”.
Për sulmuesin u diskutua shpesh se ende nuk e ka marrë ndonjë vendim në lidhje me të ardhmën e tij, por, në bazë të asaj që raportojnë dy gazetarët në fjalë, francezi nuk e ka në planet e tij të largohet.
Ditëve të fundit pati intensifikime të takimeve në mes të Mbappe dhe krerëve të PSG, fakt ky që lë hapësirë të mendohet se tashmë janë dakorduar për ta vazhduar kontratën.