Mediat nuk lejohen të marrin pjesë në seancën për shkarkimin e Qeverisë
Mediat nuk do të mund të marrin pjesë në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës.
Kjo pasi sipas njoftimin edhe hapësira lartë në sallën ku mbahen seancat plenare që është hapësirë e medieve do të shfrytëzohet nga deputetët
Aty thuhet gjithashtu se përveç Televizionit publik RTK-së, mediet tjera mund të ndjekin Kuvendin vetëm përmes linkut të transmetimit të drejtpërdrejtë të kësaj seance që ofron Kuvendi.
“ Të nderuar përfaqësues të mediave, Në bazë të vendimit të Kryesisë së Kuvendit, të datës 24 mars 2020, për të vënë në dispozicion të deputetëve të gjithë hapësirën e sallës plenare të Kuvendit, përfshirë edhe ballkonin, me keqardhje ju njoftojmë se prezenca mediave në seancën plenare të datës 25 mars 2020, do të jetë e pamundur. Duke kërkuar mirëkuptimin tuaj, ju njoftojmë se Kuvendi do të ofrojë linkun e transmetimit të drejtpërdrejtë të kësaj seance, nëpërmjet: • Ueb faqes së Kuvendit, • Kanalit zyrtar të Kuvendit në Youtube, si dhe • RTK-së, si medium publik”, thuhet në njoftim.
Ndryshe Kuvendi i Kosovës sot mban seancë për të shqyrtuar mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë së Republikës së Kosovës, propozuar nga Grupi Parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe i mbështetur nga partitë opozitare.