Mediat e huaja tregojnë të dashurën e Brad Pitt, shumë ndryshe nga Angelina Jolie
Alia Shawkat, e përfolura si e dashura e Brad Pitt, është parë sot në një shitore të pemëve dhe perimeve organike, derisa ka kërkuar falje që ka përdorur fjalën “N” (Negro) pa dashje në një emision
Alia Shawkat është parë vetëm duke bërë blerje në një shitore të pemëve dhe perimeve në Erewhon Market në Los Angeles.
Aktorja e “Arrested Development”, e cila thuhet se ka filluar një lidhje romantike me Brad Pitt është parë e veshur me veshje të shkurt dhe me syze Gucci.
Kjo është hera e parë që ajo del pasi aktorja 31 vjeçare kërkoj falje që përdori një fjalë pezhorative për njerëzit me ngjyrë.
E dashura e supozuar e aktorit Pitt e kishte gjetur vetën papritur në një debat të ashpër pasi që ajo përdorte këtë fjalë derisa citonte një lirikë të Drake gjatë një intervistë.
Shawkat ka kërkuar falje publikisht që përdori këtë fjalë, të cilën e kishte thënë më 2016 por që u botua tani në Twitte