Me vetëm një humbje dhe nuk arrin të shpallet kampion, vazhdon mallkimi i Liverpool
Pavarësisht se këtë vit ecuria e Liverpool ishte puthuajse e përkryer, humbja ndaj rivalit të vetëtm ne këtë stinor Manchester City i kushtoi “Reds”, të mos kurorzohej me titull dhe të ndalet në vendin e dytë, transmeton FaktePlus
Hera e fundit kur Liverpool ka fituar titullin në futbollin anglez, ishte stinori 1989 – 90, kurse në atë kohë kjo ligë quhej Divizioni i Parë. Ndërsa, prej vitit 1992 kur futbolli anglez krijon formatin e ri dhe liga elitare e futbollit quhet Premier League, nuk ka arritur të fitoi asnjë titull.
Skuadra me më së shumti trofe në futbollin anglez është Manchester United, i cili ka 20 tituj, kurse mënjëherë pas tyre renditet Liverpool me 18 trofe.
Në vendin e tretë është Arsenal me 13, ndërsa Manchester City i cili e fitoi Premier Ligën për herën e dytë radhazi, gjithsej i ka 6 tituj.
Manchester Utd për herë të fundit këtë trofe e ka fituar më 2013, kurse Arsenal më 2004./FaktePlus