Me uniformë ushtarake, kush ishte personi që tentoi të futet në Selinë e LDK-së?
Selia partiake më e vizituar ditëve të fundit nga mediat padyshim se është ajo e Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Në këtë seli sot u paraqit një person i paftuar. I njëjti tentoi të futet me dhunë brenda.
Ky moment është incizuar kur ky person (me uniformë ushtarake) bënte përpjekje që të hynte te LDK-ja.
Mirëpo, ai u largua nga aty prej truprojës së kryetari të partisë. Isa Mustafës.