Me Smakiqin deputet merr fund dhuna në familje
Xhevedet Smakiqi, kandidat për deputet nga radhët e Nismës ka paraqitu shtyllat kryesore programore të kandidatët për kryeministër nga kjo parti Fatmir Limajt.
Smakiqi dje ka qëndruar në Mitrovicë ku së bashku me qytetarë kanë shpalosur planet konkrete për reformat në punësim e mirëqenie.
Smakiqi tutje është zotuar se Nisma do ta ketë përkrahjen për inicimin e plotësimit të Kodit Penal ku do të marr fund dhuna në familje. Smakiqi nga Mitrovica ka premtuar se dënimi minimal për dhunë në familje do të jetë deri në 15 vjet burgim.
Publikimi i plotë i Smakiqit:
Dje kisha privilegjin qe se bashku me kandidatet e #NISMA Socialdemokrate Prof.Dr.Mustafë Hazirin dhe kandidatin Ztr.Bekim Brestofci, te shpalosnim shtyllat programore te Kryeministrit qe po vjen #FatmirLIMAJ.
Aty në Mitrovicë na priten me entuziazem te gjitha moshat dhe profilet.
Kandidatet ju shpjeguan veç e veç nga pikapmja e profieve qe kemi planet konkrete per reformat e thella qe do sjellin zhvillim punesim e mirëqenie si:
#Bujeqeisa zonimet ne territor dhe modelet e investimet bashkohore qe NISMA do ti nderrmarrë në Qeverinë e re pas 6 Tetorit 2019 prezantoi kandidati Bekim Brestovci
#Arsimi reformat e thella qe do te nderrmirren ne nivel vendi dhe shkallet e arisimit prej fillore te mesem te ulet e universitar, perfshire dhe buxhetin per hulumtime shkencore, prezantoi kandidati Mustafë Haziri
#Drejtësia një segement teper jetik,qe për shkak te drejtësisë nën ndikimin e politikes ditore e ka humbur shpresen për rininë, si pa barazia në punësim, konkurrim e iniciativa
Unë si kandidatë i NISMA u zotova se me përkrahjen e NISMA do te inicoj plotësimin e Kodit Penal ku do te MARRË FUND DHUNA NDAJ GRUAS, VAJZES në Kosovë, unë premtova se denimi minimal për dhunë dhe kushtëzim seksual ndaj gruas dhe vajzes te jetë 15 VJET BURGIM.
Gjithashtu u zotuam se NISMA ka planin konkret për ri vitalzimin e gjigandit industrial e mineral Trepça.
Qytetaret u pajtuan me sukseset e NISMA ne Qeverinë e kaluar si:
-Masa mbrojtëse 100% ndaj produkteve Serbise dhe BiH.
– Rritja e ndihmes sociale 20%
– Prodhimi vendor
– Fillimi i zbatimit te Ligjit për Investimet Strategiike
Te gjitha shtresat moshat dhe profesionet dita dites po binden se votimi i Koaliconit NISMA,AKR & PD nr.122 dhe Kryeministrit #FatmirLIMAJ nr.1 do të nxjerr Kosovën nga ky udhëkryq ekonomik, politik e integrues.