Më shumë se gjysma e të rriturve në BE janë të vaksinuar, thonë nga Brukseli
Komisioni Evropian ka bërë të ditur se 200 milionë banorë të Bashkimit Evropian janë vaksinuar kundër COVID-19, apo më shumë se gjysma e popullsisë së rritur.
Ky akter i BE-së ka vendosur si objektiv që këtë verë të vaksinohet 70 përqind e popullsisë, shkruan Euronews.
“Deri më tani ka pasur 200 milion njerëz që janë vaksinuar plotësisht në Bashkimin Evropian,” ka thënë zëdhënësja e Komisionit Evropian, Dana Spinant, në një konferencë për shtyp.