Më shumë se 18 mijë të infektuar me COVID-19 në Serbi
18/01/2022, 15:50
Në 24 orët e fundit në Serbi janë konfirmuar 18,006 raste të reja me koronavirus, që është shifër rekord nga gjithsej 39,740 mostra të testuara.
26 persona të tjerë vdiqën si pasojë e virusit.
Aktualisht janë 109 pacientë me koronavirus me aparate respiratore.