Më shumë se 170 hulumtime në përpjekje për prodhimin e vaksinës anti-Covid
Më shumë se 170 ekipe hulumtuesish janë duke bërë përpjekje për të zhvilluar një vaksinë të sigurt dhe efikase kundër koronavirusit. Asnjë prej tyre ende s’ka marrë aprovimin.
Vaksinave zakonisht u duhen disa vjet testime dhe kohë shtesë për t’u prodhuar në masë, por shkencëtarët shpresojnë që një e tillë kundër koronavirusit të dalë në pak muaj.
Vaksinat do t’ua mundësonin njerëzve të zhvillojnë antitrupa për të mposhtur koronavirusin.
Kompanive që po i zhvillojnë vaksinat u duhet të ndjekin standarde të larta të sigurisë për të marrë lejen që t’u jepen miliarda njerëzve.
Bazuar në të dhënat e Organizatës Botërore të Shëndetësisë, “The Guardian” ka përditësuar një listë me emrat e kompanive që janë më afër zhvillimit të vaksinës.
10 nga to janë në fazën e fundit, para aprovimit