Më shumë se 17 milionë raste me COVID-19 në nivel global
Numri i rasteve globale të koronavirusit tejkaloi 17 milionëshin të enjten, sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins.
Rreth 17.031,281 raste dhe 667.060 vdekje janë konfirmuar në të gjithë botën, sipas të dhënave të JHU.
Më shumë se një e katërta e rasteve janë regjistruar në Shtetet e Bashkuara, ku ka pasur më shumë se 150,000 vdekje të lidhura me koronavirusin, raporton CNN.
Këto pesë vende kanë regjistruar më së shumti raste:
Shtetet e Bashkuara: 4,426,982 raste (150,713 vdekje)
Brazili: 2.552.265 raste (90.134 vdekje)
India: 1.581.963 raste (34.955 vdekje)
Rusi: 827,509 (13,650 vdekje)
Afrika e Jugut: 471,123 raste (7,497 vdekje)