Me sëpatë e thikë kërcënon prindin
Policia e Kosovës ka arrestuar një person nga Prizreni, pasi ai kishte kanosur me sëpatë e thikë prindin e tij.
“Është arrestuar i dyshuari me nacionalitet turk, i cili kishte kanosur me thikë dhe sëpatë -prindin e tij. Pas arrestimit sëpata dhe thika iu kanë konfiskuar”, thuhet ne raportin ditor të policisë.
Bëhet e ditur se i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje prej 48 orësh./FaktePlus