Me përplasje e kritika kundërshtohet ideja e Kurtit për heqjen e taksës
Heqja e taksës 100 për qind e vënë ndaj produkteve të Serbisë dhe Bosnjës e Hercegovinës kanë bërë që deputetët e Kuvendit të Kosovës të mblidhen në seancë e jashtëzakonshme.
Deputetët e opozitës kanë kritikuar ashpër qëndrimin e Albin Kurtit për heqjen e taksës.
Aty pati edhe përplasje mes liderëve të partive opozitare dhe Kurtit.
Ndërsa i pari mori fjalën deputeti i Aleancës për Ardhmëninë e Kosovës, Daut Haradinaj, me iniciativën e të ciliës parti ishte thirr edhe kjo seancë.
Shefi i grupit parlamentar të LV-së, Rexhep Selimi ka thënë se partitë që mblodhën nënshkrimet për taksën nuk kanë as qëndrim të njëjtë për këtë temë.
Lidhja Demokratike e Kosovës është shprehur kundër veprimeve të kryeministrit aktual Albin Kurtit njëherit edhe partnerit të tyre qeverisës.
E kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nga foltorja e Kuvendit, para deputetëve ka thënë se beson se qëndrimi i tij është i duhuri dhe se qasja e tyre ka ardhur pasi masat e kanë vënë në defanzivë.
Deklarimet e Kurti nuk i pa serioze, Kadri Veseli. Ai u pa u neverikosur me qëndrimet e tij.
Edhe kryetari i Nisma Socialdemorkate, Fatmir Limaj ka qenë i ashpër me kryeministrin Albin Kurti, duke thënë se po aktron.
Ndryshe kjo seancë është duke vazhduar edhe në këto momente ku po diskutohet për tarifën 100 përqind ndaj serbisë./FaktePlus