Me kaq vite burg dënohet gylenisti i deportuar nga Kosova
Gjykata turke e ka dhënë verdiktin final për gylenistin e deportuar nga Kosova, Hasan Hüseyin Günakan.
Ai është dënuar me 8 vite e 1 muaj burgim.
Si arsyetim për këtë dënim i është dhënë anëtarësimi i Gunakan në organizatën FETO, e cila nga shteti turk njihet si organizatë terroriste.
Hasan Hüseyin Günakan ishin deportuar nga Kosova në muajin mars të vitit 2008 në bashkëpunim të MIT-it turk dhe AKI-së së Kosovës.